Samiti i BE presion kompanive që të përshpejtojnë prodhimin e vaksinave

Samiti i BE presion kompanive që të përshpejtojnë prodhimin e vaksinave

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan të enjten për të gjetur mënyra për të shpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19, raporton Reuters.

Duhet të përshpejtojmë me urgjencë autorizimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, ashtu edhe imunizimin”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të Bashkimit Europian pas samitit virtual.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e përqëndroi diskutimin në 5 tema kryesore, të cilat kishin lidhje me menaxhimin e pandemisë koronavirus. Një prej tyre ishte dhe luftimi i varianteve të reja të koronavirusit, për të parandaluar një valë të tretë përhapjeje në kontinentin e vjetër.

Liderët e BE-së u dakordësuan që të shtonin presionin ndaj kompanive të mëdha për të rritur kapacitetet prodhuese të vaksinave. Ata ripërsëritën thirrjen ndaj vendeve anëtare që të zbatojnë rregullat e përbashkëta kufitare dhe të lejojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe europianëve brenda tregut.

Evropa lëkundet midis kufizimeve për të ndaluar përhapjen e infeksioneve dhe mbajtjes hapur të kufijve për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve nëpër tregun e përbashkët. Ndaj, një nga temat më të rëndësishme që udhëheqësit kombëtarë diskutuan ishte ideja e “certifikatave të imunitetit”

Vendet si Spanja shpresojnë se çertifikatat do të zhbllokojnë sektorët jetësorë të turizmit këtë verë.

Franca, Gjermania dhe Belgjika, nga ana e tyre janë të shqetësuara për reagimet e atyre që duhet të presin më gjatë – ose refuzojnë – vaksinat.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se ai dëshironte “një pasaportë të gjelbër digjitale” në BE: “Kjo thjesht do të thotë të kesh mundësinë të provosh me anë të celularit se je vaksinuar, ose shëruar, ose testuar.”

Qëllimi ynë nuk është të ngecim në një bllokim të përhershëm, por të jemi në gjendje të udhëtojmë lirisht përsëri në Evropë, pa marrë parasysh nëse jeni për punë apo pushime,” shtoi ai.

Megjithatë ende nuk është marr vendim mbi këtë çështje.

Ndërkohë, BE-së i janë dorëzuar 51.5 milionë doza të vaksinave anti-Covid.

Në total janë administruar 29 milionë prej tyre, me një nivel vaksinimi që shkon deri në 8% të popullatës europiane.

Synimi mbetet që të imunizohet 70% e të rriturve ose mbi 255 milionë persona, deri në verë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>