Sanatoriumi rikthehet në spital Covid

Nga Exit News
Sanatoriumi rikthehet në spital Covid

Spitali Shefqet Ndroqi do të rikthehet në spital për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Mëngjesin e së hënës ka nisur puna për transferimin e pacientëve të shtruar aty për në godinën e ish-Kirurgjisë në QSUT, planifikuar si spitalin Covid 3.

Vendimi për rikthimin e Sanatoriumit në spital Covid erdhi pas shtimit të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Fillimisht Sanatoriumi u kthye në spital Covid-2 në mars, për të trajtuar pacientët me simptoma më të rënda nga Covid-19.

Por me uljen e numrit të pacientëve, edhe për shkak të karantinës së detyruar në muajt mars-maj, në 18 maj, Sanatoriumi iu rikthye punës normale, trajtimit të pacientëve me probleme pulmonare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>