Godina e Parlamentit Evropian do të jetë në dispozicion të të pastrehëve dhe individëve në nevojë gjatë kësaj emergjence shëndetësore.
Kuzhina e Parlamentit Evropian do të gatuajë më shumë se një mijë vakte në ditë, të cilat do t’i shpërndahen personave në nevojë, si dhe stafit mjekësor që po punon.
“Ne jemi pranë atyre që po vuajnë, të atyre që punojnë në spitalet tona, qytetit dhe qytetarët e Brukselit, Strazburgut dhe Luksemburgut, të cilët kanë nevojë për ne”, tha presidenti i Parlamentit Evropian Sassoli në një njoftim për shtyp.