
Avokatët mbrojtës të ish-derejtuesve të UÇK-së kanë deklaruar se prokurorët e çështjes nuk i kanë dhënë dokumentat e tyre. Ata i kërkuan gjykatës të urdhëroj prokurorinë të japë dokumentat e kërkuara, në seancen e 5-të, që po zhvillohet sot, 19 maj, në Hagë.
Avokatët mbrojtës kanë ngritur shqetësimin për vonesën e përkthimit të dokumentave dhe vonesës së dokumentave me arsye të vonesës administrative.
Ndërsa, Prokurorja u shpreh se provat e kërkuara nga mbrojtja do të vononte procedurat.
Të pandehurit nuk janë të pranishëm fizikisht në sallë. Gjykata Speciale ka hedhur poshtë dy herë ndryshimin e masës së arrestit për Jakup Krasniqin.