Shishtavec, arrestohen katër efektivë policie

Katër efektivë policie të Shishtavecit u arrestuan sot, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Shefi i Policisë së Shistavecit Agim Berisha dhe tre inspektorët Agron Nela, Mursel Memishaj dhe Mirel Dalaci, dy ditë më parë, lejuan kalimin e një automjeti që transportonte rreth 17 ton kafe kontrabandë, në pikën kufitare të Shishtavecit.

Përmbytje në disa qarqe të vendit

Reshjet e shiut, gjatë orëve të para të mëngjesit, kanë përmbytur disa qytete të vendit. Në Tiranë, rrugët e Kombinatit, Komunës së Parisit dhe të Don Boskos janë përmbytur. Gjithahstu, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, pasi kolektorët e tyre janë bllokur. Situata paraqitet problematike dhe në zonën e Bregut të Lumit. Në Vlorë, bulevardi dhe rrugët që

Takimi Basha–Meta — Pesë gjëra të rëndësishme që kuptuam

Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së Ilir Meta dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilluan të dielën paradite një takim në lidhje me arritjen e konsensusit shumicë-opozitë për reformën në drejtësi. Për nga rëndësia ky takim kishte pak peshë në krahasim me atë Rama-Basha të javës së shkuar dhe nuk solli asgjë në praktikë. Palët

Ministri Bushati dhe Shqipëria që “shpëlahet” nga Deti Adriatik

“Shqipëria është një vend në Europën juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, mes koordinatave gjeografike: 38 16′ gjerësi dhe 42 39′ gjatësi.” Kështu fillon përshkrimi i Shqipërisë në faqet e ambasadave tona në botë (ngatërresa në koordinatat e Shqipërisë është në origjinal). Ai vazhdon me vëzhgimin e “mprehtë” se “Shqipëria është pothuajse në mes midis Ekuatorit dhe Polit

Lamtumirë Stadiumi Qemal Stafa — video e prishjes

Ndërsa të gjithë shqiptarët po prisnin dje ndeshjen e parë në histori të kombëtares sonë në një kampionat evropian, në mënyrë tinzare Kryeministri Rama kishte urdhëruar prishjen, në të njejtën kohë, të Stadiumit “Qemal Stafa”. Sikurse tregojnë pamjet më sipër, dhjetra punonjës e makineri të kompanisë private AlbStar, e cila do të jetë pronarja kryesore e stadiumit

FMN, klima e biznesit është e keqe

Ndryshe nga pretendimet e qeverisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pohon se klima e biznesit në Shqipëri nuk është e mirë. Për të disatën herë, edhe në raportin e djeshëm, FMN shprehet kritike për mbarëvajtjen e reformave të qeverisë dhe këshillon përballjen e problemet kryesore që ndikojnë klimën e biznesit. Ndër të tjera, raporti thekson: “Shqipëria ka mbetur

Zëvendësohet ish-deputeti Kokëdhima, KQZ miraton mandatin e Edmond Lekës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot mandatin e deputetit socialist Edmond Lekës, që zëvendëson ish-deputetin Koço Kokëdhima. Pavarësisht këmbënguljes së komisionerëve të PD-së për të bërë më parë verifikimin e formularit të vetëdeklarimit, Zoti Leka e mori mandatin me 4 vota pro dhe tre kundër. Edmond Leka zuri vendin e ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit

Banka Botërore, ekonomia më keq nga sa pritej

Institucionet kryesore ndërkombëtare hedhin poshtë vlerësimet e qeverisë në lidhje me zhvillimin e ekonomisë. Të gjitha këto institucione kanë përqafuar vlerësimin e FMN-së se rritja ekonomike e vendit në 2015 ka qenë 2,6 për qind dhe jo 2,75 për qind sa deklaron qeveria. Diferencat mes qeverisë dhe këtyre institucioneve janë edhe më të mëdha në

Publiku i Politikës

Përpjekjet këmbëngulëse të administratës Rama, për t’i dhënë vend qendror artit dhe estetikës në jetën publike, kanë tërhequr tashmë vëmendjen edhe brenda edhe jashtë Shqipërisë. Vetë kryeministri e ka deklaruar disa herë dhe me siguri e beson se mund t’ua përmirësojë jetën qytetarëve nëpërmjet së bukurës, gjithë duke ia siguruar suksesin qeverisë së vet; nga

Kur socializmi nuk ushqen dot më popullin — Video

Venezuela ndodhet në një krizë të thellë, falë politikave të saj socialiste. Në treg mungojnë edhe produktet bazë ushqimore, gjë që shkakton rradhë dhe kaos. Janë skena të cilat ishin të zakonshme në Shqipëri në vitet 1980-të.

13 0833 0843 0853 0863 0873 251