Takimi Rama – Basha do të bëhet më 6 qershor

Takimi mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillohet në 6 qershor. Ende nuk ka asnjë konfirmim nga kryeministria apo nga selia e PD-së, por burime nga të dyja partitë thonë se takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, e jo në kryeministri siç ishte përfolur më parë. Javën

Prokuroria nis hetimin ndaj Elvis Rroshit

Prokuroria nisi sot hetimin për Elvis Rroshin, ish kryebashkiakun e Kavajës, i akuzuar për fallsifikim dokumentash. Elvis Rroshi dyshohet se ka fallsifikuar dokumentat gjatë procesit të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, si dhe ka fshehur dënimin e tij nga gjykata italiane. Elvis Rroshi dha dorëheqjen dje pasi sipas tij, vetëm dje e mësoi se ishte

Çfarë mësuam nga protesta e Parkut të Liqenit

Parku i Lojrave, inagurimi i të cilit u reklamua me këmbëngulje nga Kryebashkiaku Veliaj, tashmë përfundoi. Por, beteja mes dyshes Rama–Veliaj dhe një grupi qytetarësh të panjohur dhe të papërfillshëm, ka lënë pasoja e dëshmi politike jo të papërfillshme. Kjo ngjarje ka krijuar plagë dhe mllefe të thella në kupolën politike. Këtë e dëshmojnë sulmet e

Fituesit e vërtetë të Parkut

Sot, Kryebashkiaku Veliaj inaguroi këndin e lojrave në Parkun e Liqenit. Një kënd lojrash i cili mjaftoi t’i shqyeje maskën të vetëquajturve të rafinuar të cilët u ofruan si udhëheqës. Kjo maskë u gris, ndoshta jo me qëllim, por me arsyen e vetme e naive për të mbrojtur qytetin nga betonizimi i radhës. Qytetarët, të

Duke menduar vetmevet si për 1 qershor

Mendja, miq, është një çudi e madhe. Sivjet çuditërisht për 1 qershor nuk m’u kujtua se si ngrinim balona (e di që nuk ngriheshin më 1 qershor, po hajde thuaja mendjes sime, që me të do ta lidhë); sivjet m’u kujtua se si u prishën shtëpitë njëkatëshe dhe pallatet 2-3 katëshe në lagje, për t’u

Ekspozita e Kryeministrit në Napoli – Fotografitë

Kryeministri Rama ka hapur dje një ekspozitë me skicat e tij në Napoli të Italisë. Ai ka qenë i pranishëm në përgatitjet e fundit dhe pastaj në ceremoninë hapëse të ekspozitës. Më poshtë janë disa fotografi nga ekspozita.

Është shembull i përpikmërisë! — Kryeministri Rama për Elvis Rroshin

Elvis Rroshi dha sot dorëheqjen nga Kryetar i Bashkisë së Kavajës, me sa duket duke i paraprirë bërjes publike të disa dënimeve penale të tij në Itali, të cilat nuk i kishte vetëdeklaruar në formularin e dekriminalizimit. Tashmë, ai rrezikon gjithashtu ndjekjen penale për deklarim të rremë. Zoti Rroshi u rizgjodh vjet për një mandat

PD: Kryeministri Rama po fsheh dokumentacionin që provon aferën e stadiumit

Partia Demokratike akuzoi sot sërish Kryeministrin Rama se po nuk po tregohet trasnparent lidhur me projekin e stadiumit të ri kombëtar. Edi paloka, nënkryetari i PD-së, deklaroi se kryeministri nuk i ka paraqitur opozitës dhe publikut kontratën  e partneritet publik-privat dhe proceduren që është ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese, pavarësisht se Zoti Paloka ia

13 0903 0913 0923 0933 0943 251