Gati drafti për reformën në drejtësi, mungon opozita dhe Ministria e Drejtësisë
Ekspertët e nivelit të lartë përfunduan mbrëmë draftin final për reformën në drejtësi. Bisedimet u zhvilluan pa përfaqësuesit e opozitës dhe të Ministrisë së Drejtësisë. Sokol Sadushi, një prej ekspertëve, deklaroi: “E kemi draftin gati për ta dorëzuar. Natyrisht, ka disa gjëra të vogla që janë thjesht redaksionale, por drafti është i përfunduar.” Ai shtoi