
Në vitin 2022 do të hyjë në fuqi tavani për interesat e kredive konsumatore, ka deklaruar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko.
Sejko tha se brenda 2021 do të përmbyllet analiza dhe konsultimi me bankat dhe institucionet financiare jo-banka dhe në 2022 do të hyj në fuqi rregulli i ri, i cili sipas tij pritet të rregullojë tregun.
Ky vendim i BSH vjen pas ankesave të qytetarëve lidhur me normat e larta të interesit që aplikojnë institucionet financiare jo banka.
Gjatë konferencës për media mbi politikën monetare, Sejko theksoi se gjatë 2021 pritet të ketë rritje të ekonomisë me 5.3%. Sipas tij kjo vjen nga rritja e investimeve, shpenzimeve dhe zgjerimi i eksporteve gjatë 2 tremujorëve të parë të vitit.