Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë të enjten, 1 Korrik 2021, forcat e sigurisë në Kosovë, KFOR.
NATO njoftoi mediat se Stoltenberg do të takohet me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Franco Federici dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Frank Best.
Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me presidenten kosovare Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitetet Goran Rakić.