Sekretari i Përgjithshëm i NATO viziton Kosovën më 1 korrik

Nga Exit News
Sekretari i Përgjithshëm i NATO viziton Kosovën më 1 korrik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg do të  takojë të enjten, 1 Korrik 2021, forcat e sigurisë në Kosovë, KFOR.

NATO njoftoi mediat se Stoltenberg do të takohet me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Franco Federici dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Frank Best.

Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me presidenten kosovare Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitetet Goran Rakić.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>