Sekretari i Shtetit, Blinken: SHBA-të nuk njohin zona influence

Nga Exit News
Sekretari i Shtetit, Blinken: SHBA-të nuk njohin zona influence

Sekretari amerikan i Shtetit, në një vizitë në Ukrahinë, deklaroi se SHBA-të nuk i njohin zonat e influencës.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një koncept të vjetër, që duhet të kishte dalë në pension pas Luftës së Ftohtë.

Në një intervsitë për Radio Free Europe, Blinken tha se SHBA u qëndron parimeve se (I) një vend nuk mund të ndryshojë kufijë e një vendi fqinj me forcë dhe se (II) një vend nuk mund të diktojë politikën e një vendi tjetër  – apo me kë ai vendos marrëdhënie.

Këto janë parime që janë dhunuar nga Rusia në Ukrahinë, tha ai, por mund të ndodh edhe në vende të tjera në botë.

“Nëse lejojmë që këto parime të shkelen pa u ndëshkuar, atëherë kjo do t’i dërgojë një mesazh jo vetëm Rusisë, por edhe vendeve të tjera në botë; që rregullat nuk kanë rëndësi, që mund të sillen si të duan, që pushteti vendos çfarë është e të drejtë,” u shpreh Blinken.

Ai e konsideroi qëndrimin e Rusisë një recetë për kaos dhe konflikt në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>