Sekretarja e Marrëdhënieve më Publikun e Partisë Republikane Aida Shtino ka sulmuar ashpēr të enjten me një status në Facebook mjekjët që trajtojnë Covid-19 në spitalet e Tiranës, sepse sipas saj ata nuk lejojnë pacientët që të mbajnë celularët.
Nuk dihet se nga e ka marrë këtë informacion Shtino, sepse pretendimi i saj është i pavërtetë—pacientëtëve u lejohet mbajtja e telefonave, me përjashtim të repartit të reanimacionit ku nuk lejohen askund telefonat.
Shtino, e cila ka qenë më parë moderatore e emisionit “Njerëz të humbur”, ka sulmuar me një gjuhë të ashpër dhe vulgare mjekët, duke i quajtur “të pashpirt”, dhe pa “tru në kokë”.
Pas këtyre akuzave dhe sharjeve, drejtuesja e lartë e Partisë Republikane u është drejtuar mjekëve:
“Një gjë po ju them mbajeni mend, se nuk do të arrini të përmbani më turmën e tërburar , që do t’iu vërsulen nga zemërimi, sepse po i ktheni në kavie laburatori të afërmit e tyre… dhe ata jo polici, po as ushtri nuk i bën dot zap…”
Shtino beson se pandemia Covid është e rreme dhe vazhdimisht poston mesazhe apo thirrje që nxisin njerëzit ta shpërfillin Covidin.