
Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostrës, Sneška Quaedvlieg-Mihailović i kërkoi drejtuesve të Bashkimit Europian të dënojnë shembjen e Teatrit.
Në një postim në Twitter ajo shkruan:
Faleminderit @donaldtuskEPP për kundërshtimin e prishjes brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe kujtesë se ruajtja e trashëgimisë kulturore bën pjesë në vlerat themelore në BE, krahas sundimit të ligjit dhe dialogut me shoqërinë civile
Një shembull për tu ndjekur nga liderët e tjerë të BE-së!
Më herët Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk, dënoi ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar, si një veprim që shkon kundër vlerave europiane të sundimit të ligjit, transparencës dhe trashëgimisë kulturore.