
Policia e Vlorës ka sekuestruar 262 kilogram kanabis dhe ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për kultivimin e tyre.
Operacioni i policisë u zhvillua në fshatin Kaninë të Vlorës, ndërsa në kërkim janë shpallur një 45 vjeçar dhe dy të rinj 20 dhe 22 vjeç.
Ndërkaq policia ka arrestuar kyreplakun e fshatit Kaninë, Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Gramos Islamajn, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.
Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën sipas policisë.