
Policia Kufitare në Rinas i ka sekuestruar 33 mijë dollarë një qytetari turk që po hynte në Shqipëri.
Shuma e parave ishte e fshehur në çantën e laptopit të shtetasit turk, 43 vjeç, ndaj të cilit ka nisur hetimi për krimin “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Në mes të qershorit policia sekuestroi në portin e Durrësit 86 mijë paund ndërsa rreth një muaji më parë 40 mijë euro të padeklaruara u kapën në Kakavijë.