
Dogana e Hanit të Hotit sekuestroi, të enjten, një kamion me 636 mijë paketa cigaresh kontrabandë. Lajmi u njoftua nga Drejtoria e Doganave.
Kamioni, me targa të Bullgarisë ka hyrë në Shqipëri përmes Malit të Zi.
Paketat me cigare, të papajisura me pullë fiskale të Shqipërisë ose të ndonjë vendi tjetër, u gjendën gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e doganës.
Dogana njoftoi se vlera e mallit në treg do të shkonte afro 1 miliardë lekë.