Policia e Durrësit ka sekuestruar të shtunën një pallat 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro në Shkëmbin e Kavajës, në pronësi të ish-kryetarit të komunës Rrashbull, Hysen Gashi.
Gashi po hetohet aktualisht nga prokuroria e Durrësit për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien abuzive të lejeve të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës.