Selimi njihet me akuzat në gjykatën speciale të Hagës

Nga Exit News
Selimi njihet me akuzat në gjykatën speciale të Hagës

Kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi u njoh, të mërkurën, 11 nëntor, me aktakuzat nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Gjatë seancës së parë paraprake, prokuroria njohu Selimin me 10 akuzat, prej të cilave gjashtë janë krime kundër njerëzimit dhe katër janë krime lufte.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë:

  • Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
  • Burgosje, krim kundër njerëzimit;
  • Ndalim arbitrar, krim lufte;
  • Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
  • Trajtim mizor, krim lufte;
  • Torturë, krim kundër njerëzimit;
  • Torturë si krim lufte;
  • Vrasje, krim kundër njerëzimit;
  • Vrasje e paligjshme si krim lufte;
  • Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.

Sipas prokurorisë, veprat e pretenduara janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

Gjyqtari deklaroi se seanca e sotme ‘është dita për kundërshtuar akuzat, por vetëm për të deklaruar nëse i ka kuptuar akuzat për të cilën akuzohet nga Prokuroria Speciale.’

Seanca mund të ndiqet live këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>