Policia bregdetare ka shpëtuar, të dielën, dy vëllezër të cilët u bllokuan në bregdetin e Semanit në Fier, teksa bënin sërf.
Dy vëllezërit, 28 dhe 48 vjeç, kishin mbetur të bllokuar rreth 1 kilometër larg bregdetit, për shkak të dallgëve.
Policia ka shkuar me mjete lundruese për të nxjerrë dy vëllezërit jashtë.
Ata janë shoqëruar në spital dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.