Disa serbë të Kosovës, përfshirë politikanët e partisë Lista Serbe, të mbështetur nga Beogradi, kanë bllokuar rrugët në dy pikat kufitare me Serbinë që nga e hëna.
Ata ngritën çadra për të kaluar natën atje pasi qeveria e Kosovës vendosi se makinat e licencuara serbe të merrnin një targë të përkohshme me hyrjen në Kosovë.
Vendimi erdhi pasi Serbia vendosi një kërkesë të tillë për makinat e Kosovës pas skadimit të një marrëveshjeje të vitit 2016 midis dy vendeve që lejonin lëvizjen me targa origjinale.
Vendimi i Kosovës ka zemëruar politikanët serbë në Serbi dhe gjithashtu ata në Kosovë që kontrollohen nga Beogradi.
Situata në pikën kufitare dukej e qetë këtë mëngjes, sipas mediave të Kosovës. Mbledhja e këshillit të sigurisë u caktuar për orën 10 të mëngjesit.
Të hënën, Vuçiç kërcënoi se do të “merrte masa” që “do të jenë të dhimbshme” për Kosovën, pasi ajo u përgjigj me të njëjtën kërkesë për makinat e licencuara serbe.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të dy vendeve të ulin tensionet.
Ndërsa Kurti tha se Kosov0 është një vend i pavarur dhe sovran dhe se atij i është dashur t’i përgjigjet Serbisë me të njëjtën masë.