Serbi: Mbahen zgjedhjet e para të përgjithshme njëpartiake

Nga Exit News
Serbi: Mbahen zgjedhjet e para të përgjithshme njëpartiake

Në Serbi nisën në orën 07:00 të mëngjesit zgjedhjet e përgjithshme një partiake. Në zgjedhje do të garojë vetëm partia e Vuçiçit, duke qënë se partitë opozitare i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Koalicioni i partive opozitare i drejtuar nga Dragan Djilas deklaroi se nëse merrnin pjesë, do të legjitimonin vjedhjen e votave dhe mungesën e demokracisë në Serbi.

Dragan Djilas, tha për Associated Press se zgjedhjet po mbahen pavarësisht rrezikut për shëndetin dhe mungesës së standarteve demokratike gjatë fushatës zgjedhore.

Bojkoti do të thotë se partia e Vuçiç do të fitojë dhe do të vazhdojë e qetë 8 vjeçarin e saj të dominancës politike.

Eurodeputetët Tanja Fajon dhe Vladimir Bilcik u përpoq të bisedonin me Vuçiçin dhe me opozitën, por pa sukses. Në një deklaratë për shtyp ata thanë se ishin të mërzitur poër bojkotin dhe i kërkuan votuesve të respektojnë masat kundër koronavirusit ditën e zgjedhjeve.

Djilas tha se në Serbi nuk do të ndryshojë asgjë nëse perëndimi nuk i bënë presion Vuçiçit. “Ne nuk presim që ato të largojnë Vuçiçin, ne duam vetëm që ata të krijojnë kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme”, tha ai për Associated Press.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>