
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane Moderna.
Ai tha se vaksinat e para të kësaj kompanie do të arrijnë në tetor në vend.
“Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka – ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët”, tha ai.
Serbia ka siguruar vaksina të kompanisë amerikane, Pfizer, britanike, AstraZeneca, ruse Sinopharm dhe ruse Sputnik V.