Serbia dërgon 2 mijë vaksina Malit të Zi

Nga Exit News
Serbia dërgon 2 mijë vaksina Malit të Zi

Serbia do të dërgojë 2 mijë vaksina ruse drejt Malit të Zi të mërkurën.

Lajmin e konfirmoi ministrja malazeze e shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”

Mali i Zi pret të furnizohet me vaksinat ruse përmes marrëveshjes me Rusinë si dhe me ato të Pfizer/Biotech.

Vendi ka një numër të lartë të të infektuarve për 100 mijë banorë dhe renditet i fundit për nisjen e fushatës së vaksinimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>