Serbia do të paguajë këdo që vaksinohet gjatë muajit maj. Lajmin e bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Ai njoftoi të enjten se çdo qytetar do të marrë 30 dollarë nëse bën një dozë të vaksinës. Vuçiç shtoi se qeveria nuk mund të diskriminojë njerëzit në bazë të vaksinimit, por ai i konsideri ata që refuzojnë të marrin vaksinën si “të papërgjegjshëm dhe egoistë”.
“Kjo është arsyeja përse kemi menduar t’i shpërblejmë njerëzit që tregojnë përgjegjësi”, theksoi ai.
Sipas të dhënave, 1.3 milion serb janë vaksinuar plotësisht me vaksinat Sinopharm, Pfizer, Sputnik V ose AstraZeneca.