
Ministri i Mbrojtjes në Serbi tha të enjten se presidenti Aleksandar Vuçiç do të fitonte Çmimin “Nobel për Paqe”, nëse do të njihte pavarësinë e Kosovës.
Të njejtën deklaratë e ka bërë më herët edhe presidenti Vuçiç.
Serbisë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të martën se për sa kohë të jetë ai president, Serbia nuk do e njoh Kosovën si shtet të pavarur.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin tha se “nëse Vuçiqi pranon pavarësinë e Kosovës, do ta fitonte menjëherë Çmimin ‘Nobel për Paqe’. Kurse nëse do të lejonte shkatërrimin e Republika Srpskas, do të bëhej komisar evropian për çfarëdo që do të kishte qejf”.
Çmimi Nobel për Paqe jepet nga Akademia e Shkencave e Norvegjisë për figurat që kontribuojnë gjatë vitit për paqen në botë.