Serbia e gatshme për të vazhduar dialogun me Kosovën

Nga Exit News
Serbia e gatshme për të vazhduar dialogun me Kosovën

Qeveria serbe është e gatshme të vazhdoi dialogun me Kosovë, deklaroi Kryetari i Parlamentit serb, Ivan Daçiç, në një intervistë për televizioninserb Pink Tv , më 2 maj:

“Ne jemi të gatshëm që ky dialog të vazhdojë. Përfaqësuesit evropianë kanë planin e tyre, ata kanë filluar takimet brenda fazës përgatitore. Është realiste që dialogu të mos fillojë para qershorit në prani të përfaqësuesve të BE”.

Ai u shpreh se dialogu mund të zhvillohej edhe pa praninë e të huajve:

“Është e nevojshme të vazhdojmë dialogun. Nuk duhet të ketë ndryshim midis qeverisë dhe opozitës për çështjet kryesore të shtetit. Shumë parti politike janë kundër diskutimit të çështjeve të brendshme në prani të të huajve”.

Daçiç komentoi edhe dokumentin mbi ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, të publikuar nga Koha.net. Ai e quajti këtë dokument më të mirë se plani Ahtisaari:

“Çfarë ka të re në këtë jo-letër? Është një lloj autonomie për serbët në veri, por nënkupton respektimin e integritetit territorial. Kjo është e keqe, por është më mirë se gjithçka që kemi pasur deri më tani. Është më mirë se plani i Ahtisaarit, por nuk është në nivelin e kërkesave tona”.

Sipas tij, përmendja e autonomisë e veriut, qoftë edhe në një document jozyrtare është një gjë e mirë. Daçiç theksoi se Beogradi nuk do të ndryshojë parimet e tij dhe nuk do ta njohë Kosovën:

“Ne duam kompromise, jepni disa sugjerime … Ne nuk bëmë asgjë për të shkaktuar një problem, nuk e ndërpremë dialogun”.

Kryeparlamentari serb foli edhe për miqësinë shqiptaro-kroate, duke e quajtur se janë “vëllezër armësh”. Ai foli në mënyrë të veçantë për politikanin Agim Ceku:

“Për shumë vjet ka pasur një koalicion mes separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët siguroheshin përmes atyre kanaleve. Agim Çeku ka qënë në ushtrinë kroate”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>