
Serbia ka kthyer vetëm një prej objekteve arkeologjike nga 1248 që ka marrë me dhunë nga Kosova gjatë luftës 1998-99. Këto objekte tani janë të ekspozuara në muzetë kryesore të Serbisë.
“Hyjnesha në Fron” është i vetmi objekt i kthyer në Kosovë 18 vjet më parë. Figura e vogël e krijuar me terrakotë, që daton në mijëvjeçarin e gjashtë ose të pestë para Krishtit, tani ndodhet në Muzeun e Kosovës.
Megjithë dialogun Kosovë-Serbi, të nisur që prej nga vitit 2011, për këte çështje, Serbia nuk ka pranuar të kthejë artefaktet e vjedhura gjatë luftës. Ekspertët kosovarë shpresojnë që kthimi i tyre në Kosovë të diskutohet gjatë dialogut të rinisur me ndihmën e BE-së.
Serbia e ktheu “Hyjneshën në Fron” në Kosovë në 2002 pas presionit të Michael Steiner, kreut të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).