Serbia mund të prodhojë vaksinën Sputnik V kundër Covid-19 gjatë këtij viti njoftoi ministri pa portofol Nenad Popoviç.
Këtë deklaratë ministri e lëshoi pas një takimi me ekspertët rusë, të cilët po shqyrtonin kapacitetet e vendit për të prodhuar vaksinën.
“Për cikël të plotë të prodhimit.. kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj”, njoftoi Popoviç gazetarëve, duke theksuar se vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë, “por edhe në rajon dhe në gjithë Evropën”.
Ministri shtoi se Serbia duhet të blejë mjetet e duhura për të prodhuar vaksinën Sputnik V.
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic ishte udhëheqësi i parë evropian që mori vaksinën Pfizer-BioNTech.
Vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor janë përpjekur të sigurojnë çdo furnizim vaksine, duke i mbajtur shpresat e tyre tek BE ose në skemën ndërkombëtare Covax.
Në të kundërt, Serbia duket se synon të vaksinojnë të paktën një të dhjetën e popullsisë së saj nga mesi i shkurtit.
Gjithashtu Serbia po ecën më shpejt me vaksinimin se të gjitha 27 vendet anëtare të BE. Ajo është duke kryer vaksinime me dyfishin e shpejtësisë së Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë dhe katër herë më shpejt se Hollanda.