Serbia nuk mbështet sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Nga Exit News
Serbia nuk mbështet sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Serbia kurrë nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, u shpreh Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç, të hënën, në Moskë, raportoi media serbe N1.

“Unë dua të them edhe një herë se Serbia kurrë nuk do të mbështesë sanksionet kundër Federatës Ruse të vendosura nga organizata ndërkombëtare ose shtete të caktuara”, tha ai. Daçiç ndodhet në Moskë me ftesë të Kryetarit të parlamentit serb Vyacheslav Volodin.

Një njoftim për shtyp në faqen e parlamentit serb u njoftua tema e diskutimit ka qënë bashkëpunimi dinamik i nivelit të lartë midis dy vendeve. “Ne mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore,” citohet të ketë thëne Daçiç.

Volodin citohet të ketë thënë se Beogradi dhe Moska ndajnë të njëjtat pikëpamje mbi disa çështje dhe shtoi se ndërhyrja në punët e brendshme të shteteve sovrane është e palejueshme sidomos në drejtim të imponimit të vlerave

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>