Serbia do të ofrojë një dozë përforcuese të vaksinës COVID-19 pas rritjes së numrit të infektuarve javët e fundit, raporton REL.
“Shumica dërrmuese e pacientëve të shtruar në spital janë qytetarë të pavaksinuar”, tha qeveria në një deklaratë të hënën.
Dozat përforcuese të vaksinës do të rekomandohen për qytetarët me imunitet të dobët, të moshuarit, punonjësit shëndetësor dhe personat që udhëtojnë shpesh.
Kushdo nga këto grupe që ka marrë dozën e dytë të vaksinës më shumë se gjashtë muaj më parë do të ketë të drejtë të marrë një dozë të tretë.
Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin se cilën vaksinë do të zgjedhin për dozën përforcuese pavarësisht se cilën vaksinë kanë marrë fillimisht.
Serbia kishte realizuar një fushatë të shpejt vaksinimi, mirëpo intenziteti i saj ra pasi 40 për qind e popullsisë u vaksinua.
Që nga fillimi i pandemisë Serbia ka regjistruar më shumë se 7 100 vdekje dhe mbi 732 000 raste të koronavirusit.