Serbia i jep nënshtësi serbe minoriteti goranë në Kosovë

Nga Exit News
Serbia i jep nënshtësi serbe minoriteti goranë në Kosovë

Sipas burimeve të RadioTelevizionit të Kosovës (RTK), Akademia e Shkencave e Serbisë ka hartuar një plan me disa pika për Kosovën. Raportohet se një nga këto pika është dhënia e nënshtetësisë serbe qytetarëve goranë të komunës së Dragashit.

Për të realizuar këtë plan, qeveria serbe ka hapur një zyrë paralele të regjistrit të banorëve në fshatin Vranishta, ku qytetarëve të Dragashit u jepen dokumente serbe.

Banorët e këtij fshati nuk pranuan të komentojnë për këtë çështje publikisht, por ata thanë se kjo zyrë po punon. Një gjë e tillë pranohet edhe nga përfaqësuesit e komunitetit goran.

Ata thonë se Serbia po përdor faktin se Kosova nuk mund të lëvizë pa viza në BE. Sipas tyre, institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që Serbia t’u japë goranëve dokumente serbe.

“Ne nuk mund të shkojmë jashtë vendit me dokumente të Kosovës. Prandaj, banorët këtu marrin dokumente nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Unë mendoj se Kosova nuk duhet të lejojë që njerëzit goranë të keqpërdoren”, tha Uzair Hamza, një zyrtar për të drejtat e njeriut në Zyrën për Komunitete në Dragash.

Përveç kësaj, Serbia po ndikon gjithashtu në fushën e arsimit. Sipas përfaqësuesve të komunitetit goran, 650 nxënës në komunën e Dragashit po ndjekin aktualisht shkollën me kurrikulë serbe.

Sipas RTK-së, strehimi i serbëve në “Luginën e Diellit” do të nisë për në javët e ardhshme, dhe shumë serbë tashmë kanë filluar të kthehen në komuna në veri të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>