Serbia prezanton dronët e rinj kinez

Nga Exit News
Serbia prezanton dronët e rinj kinez

Për herë të parë, më 4 korrik, ushtria serbe prezantoi gjashtë dronë të rinj ushtarake CH92-A të blera nga Kina.

Përveç droneve, Serbia bleu edhe 18 raketa nga Kina.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pohoi se dronët kanë një rreze prej 9 km dhe aftësinë e regjistrimit të terrenit dhe objekteve me interes “në thellësi të territorit të armikut”.

Ai gjithashtu tha për gazetarët se Serbia kishte pranuar të bashkëpunonte me ekspertë kinezë me qëllim që Serbia të ishte në gjendje të krijojë një aeroplan pa pilot të ngjashëm me dronet.

Prokurimi për blerjen e armëve në Serbisë më parë ka ngritur shqetësime. Madje Shtetet e Bashkuara kërcënuan Serbinë me sanksione. Dronët u blenë në Shtator 2019. Në Dhjetor 2019, Vuçiç deklaroi se ushtria serbe do të ndalonte blerjen e armëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>