Tre persona u plagosën në Londër mbrëmë, pasi një makinë me shpejtësi eci në drejtim të këmbësorëve.
Makina drejtohej nga dy adoleshentë të armatosur me thikë.
Policia arrestoi katër të dyshuar të moshës 17 deri në 19 vjeç, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Policia njoftoi se aksidenti i djeshëm nuk është sulm terrorist.