Sërish përmbytje në vend

Reshjet e shumta të dëborës dhe të shiut në vend kanë shkaktuar përmbytje në rrethin e Kukësit, Lezhës, Laçit dhe Krujës.

Në Fushë-Krujë dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë e fryrjes ka shkaktuar përmbytjen e rreth 100 hektarë tokë.

Aksi rrugor Kukës – Shishtavec është i bllokuar si pasojë e rrëshkitjeve të dherave dhe trashësisë së borës.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet përkeqësimi i situatës metereologjike në vend. Trashësia e dëborës në jug dhe në pjesën qendrore të vendit do të arrijë në nivelin e 300 m. Qyetet kryesore që do të preken nga dëbora janë : Bajram Curri, Kukësi, Puka, Peshkopia, Bulqiza, Librazhdi, Pogradeci, Korça, dhe Erseka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>