Ligji i ri për institucionin e Presidentit parashikon shmangien e ngërçeve të krijuara për emërimin e ministrave dhe për betimin e gjyqatrëve të gjykatave të larta në vend.
Adnor Shameti, deputeti socialist, drejtues i grupit të punës për hartimin e ligjit të ri të Presidentit, pas përfundimit të mbledhjes u shpreh për mediat se:
“Ligji i jep fund problematikave artificiale të krijuara në vitet e shkuara, në zbatim të Kushtetutës. Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave, por elaborim në detaje të të drejtave kushtetuese”.
Shameti tha se draft ligji ka përfunduar dhe do t’i paraqitet Kuvendit.
“Dua të sqaroj se hartimi i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucionit të Presidentit ka qënë i detyrueshëm. Ligji do të votohet me shumicë të cilësuar, 3/5. Ky draft i përfunduar i nënshtrohet procedurave parlamentare”.
“Ligji ka 45 nene dhe të gjitha problemet që ngreni gjejnë e zgjidhje”, tha Shameti duke ju referuar betimit të gjyqtarëve dhe dekretimit të ministrave.