Vazhdon të shtyhet për më shumë se dy vite gjyqi për të akuzuarit për grabitjen e 3,2 milionë eurove në rrugën e Rinasit, në 9 shkurt 2017.
Shkak për shtyrjen është refuzimi i avokatëve të caktuar nga gjykata për të mbrojtur të akuzuarit.
Gjykata e Krimeve të Rënda, tashmë e kthyer në gjykatën Speciale ka dhënë 107 vite burg për 6 të akuzuarit: Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg.
Ndërsa për dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg.
Por për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, trupa gjykuese ende nuk ka dhënë konluzionet përfundimtare, duke bllokuar gjithë procesin.
Burime për Exit News bëjnë të ditur se avokatët nuk pranojnë të përfaqësojnë të akuzuarit, pasi shantazhohen nga ata. Avokatët pranojnë të paguajnë dhe gjobat për refuzimin e çështjes, nga 50 deri në 100 mijë lekë, por refuzojnë të shkojnë në seanca.