SHBA: 100 zyrtarë të Partisë Republikane kërcënojnë me formimin e një partie të 3-të

Nga Exit News
SHBA: 100 zyrtarë të Partisë Republikane kërcënojnë me formimin e një partie të 3-të

Mbi 100 anëtarë të Partisë Republikane në SHBA kanë kërcënuar se do të krijojnë një parti të tretë, nëse Partia Republikane nuk ndahet nga ish-Presidentin Donald Trump.

Në letrën, “Një Thirrje për Ripërtëritjen Amerikane”, ata theksojnë se partia duhet të largohet nga teza e gabuar se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën.

“Partia Republikane është thyer. Është koha për një rezistencë të “racionalëve ” kundër “radikalëve”, shkruhet në letër. Letra thekson gjithashtu përçarjen e gjerë ndërpartiake nga Trump.

Nënshkruesit e letrës, të cilët përfshijnë ish ambasadorë, guvernatorë, anëtarë të kongresit dhe sekretarët e kabinetit, duan që Partia Republikane të kthehet në udhëheqjen “parimore” dhe të refuzojë teoritë e ndarjes dhe konspiracionit, ose të përballet me një parti të re.

Mbështetësit e grupit të reformës përfshijnë ish Guvernatorët Republikanë Tom Ridge, Christine Todd Whitman, sekretaren e Transportit të epokës George W. Bush Mary Peters dhe ish anëtarët e Dhomës Charlie Dent, Barbara Comstock, Reid Ribble dhe Mickey Edwards.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>