SHBA akuzon 6 oficerë rus për sulme kibernetike në 2015

Nga Exit News
SHBA akuzon 6 oficerë rus për sulme kibernetike në 2015

Një juri speciale ushtarake ka akuzuar 6 oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të huaja, në sistemin e Lojrave Olimpike dhe në sistemin kompjuterik në botë duke shkaktuar një humbje prej 1 miliardë dollarësh, njoftoi departamenti amerikan i drejtësisë të hënën.

Oficerët ishin anëtarë të njësisë speciale të hetuar nga këshilltari special Robert Mueller, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Ata, sipas medias amerikane, akuzohen për 7 krime:

Sulm kibernetik në rrjetin elektrik të Ukrainës në vitet 2015 deri 2016.

Përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Francë në 2017, përmes internetit.

Infektimi i kompjuterëve në të gjithë botën me virus shkatërrues të quajtur NotPetya në 2017.

Shënjestrimi i Lojërave Olimpike Dimërore, pasi sportistët rusë u ndaluan të marrin pjesë nën flamurin e vendit të tyre në 2017 dhe 2018.

Përpjekje për të ndërprerë hetimet për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, me armë kimike, në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.

Shënjestrimi i kompanive gjeorgjiane dhe subjekteve qeveritare në 2018 dhe 2019

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>