Departamenti i drejtësisë amerikane ka akuzuar Kinën se ka sponsorizuar sulmin kibernetik ndaj laboratorëve që po bëjnë kërkime për vaksinë ndaj koronavirusit.
Javën e kaluar, britania e Madhe, Amerika dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se tentoi të vidhte materiale të hulumtimit ndaj Covid-19.
Akuzat i drejtohen dy ish studentëve të inxhinierisë, Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi.
Sipas autoriteteve djemtë spiunuan në janar një firmë bioteknologjike që po bënte kërkime ndaj virusit.
Ata janë të pavarur, vijojnë zyrtart amerikanë, por shpesh herë financohen nga Ministria e Shtetit për Sigurinë në Kinë, raporton BBC.