SHBA dhe Kina përplasen në OKB mbi racizmin

Nga Exit News
SHBA dhe Kina përplasen në OKB mbi racizmin

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, u përplas me homologun e saj kinez të premten kur përshkroi përvojën e saj me racizmin si një sfidë, por tha se për miliona njerëz në vende si Kina dhe Mianmar ishte vdekjeprurëse.

Gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, Ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield tha: “Racizmi ishte dhe vazhdon të jetë një sfidë e përditshme kudo që të jemi. Dhe për miliona njerëz, kjo është më shumë se një sfidë. Është vdekjeprurëse ”, raporton Reuters.

“Si në Burma, ku komuniteti Rohingya dhe të tjerët janë shtypur, abuzuar dhe vrarë në një numër marramendës. Ose në Kinë, ku qeveria ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër Ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang,” tha ajo, duke iu referuar rajonit në Kinën veriperëndimore.

Zëvendës Ambasadori i Kinës në OKB Dai Bing u përgjigj se Thomas-Greenfield duke sjellë në vëmendje problemet në SHBA me racizmin prandaj sipas tij ajo “nuk ka të drejtë për t’u thënë vendeve të tjera se çfarë të bëjnë.”

Përplasja nënvizon tensionet midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës një ditë pasi Uashingtoni dhe Pekini kishin takimin e tyre të parë të nivelit të lartë që nga koha kur Joe Biden u bë president i SHBA në janar.

“Nëse SHBA interesohen vërtet për të drejtat e njeriut, ata duhet të adresojnë problemet e thella të diskriminimit racor, padrejtësisë sociale dhe brutalitetit të policisë” i tha Dai Asamblesë së Përgjithshme me 193 anëtarë.

Thomas-Greenfield, e cila tha se ajo është një pasardhëse e skllevërve, kujtoi përvojat e saj me racizmin.

“Ne kemi të meta. Të meta të thella, serioze. Por ne flasim për to. Ne punojmë për t’i adresuar ato. Dhe ne vazhdojmë, me shpresë se mund të bëjmë më mirë sesa e gjetëm”, ​​tha Thomas-Greenfield.

Kina është dënuar gjerësisht për shtypjen e muslimanëve Ujgurë dhe pakicave të tjera në komplekset në rajonin e largët Xinjiang, të cilat ajo i përshkruan si “qendra të formimit profesional” për të shkatërruar ekstremizmin. Kina mohon akuzat për abuzim. Dai tha se nuk ka pasur gjenocid në Xinjiang.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>