
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA-të I kanë dhuruar 100 mijë dollarë pajisje Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH. Pajisjet u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila përgëzoi hetuesit e rinj për punën e tyre.
Sipas njoftimit për shtyp të Ambasadës, Kim “përsëriti mbështetjen eSHBA-ve dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë,[..] për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Kim u takuan të enjten me drejtuesin e SPAK dhe drejtuesen e BKH-së.