SHBA-të kanë dhuruar më shumë se 110 milion doza vaksine koronavirus në mbi 60 vende, tha Shtëpia e Bardhë të martën sipas mediave amerikane.
Kjo është sasia më e madhe e vaksinave e dhuruar — më shumë se donacionet e kombinuara të të gjitha vendeve të tjera, tha Shtëpia e Bardhë, duke cituar Kombet e Bashkuara. Biden ishte zotuar të dhuronte të paktën 80 milionë vaksina deri në fund të qershorit.
“Njoftimi i sotëm është një përmbushje e premtimit të Buden dhe një pagesë e konsiderueshme paraprake për qindra miliona doza të tjera që SHBA do të japë në javët e ardhshme,” tha Shtëpia e Bardhë.
Vendi që ka marrë më shumë të vaksina dhuratë nga SHBA-të është Indonezia, me 8 milionë. Filipinet morën 6.2 milion doza, dhe Kolumbia ka marrë 6 milion doza.
Shtëpia e Bardhë tha se duke filluar këtë muaj, SHBA do të fillojë të dërgojë 500 milionë doza Pfizer në 100 vende me të ardhura të ulëta në nevojë.