
SHBA-të do të shpërndajnë 60 milion doza të AstraZeneca drejt vendeve nevojë gjatë muajve të ardhshëm.
Kompania AstraZeneca ka prodhuar rreth 10 milion vaksina për SHBA por Agjensia amerikane për Barnat nuk e ka çertifikuar ende. Agjensia është duke shqyrtuar nëse vaksina i plotëson kushtet e nevojshme për përdorim.
Ndërkohë janë duke u prodhuar dhe 50 milionë doza të tjera.
Është ende e paqartë nëse këto doza do të shpërndahen tek shtetet në mënyrë individuale apo përmes Covax.