SHBA i dhuron 5 aparatura poligrafike qeverisë shqiptare

SHBA i dhuron 5 aparatura poligrafike qeverisë shqiptare

Zyra për Çështjet ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Departamentin amerikan të Shtetit i ka dhuruar qeverisë shqiptare 5 paisje për  vlerësimin poligraf, ose sikur njihet ndryshe makina e së vërtetës.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane këto paisje do të përdoren për të vlerësuar kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), “për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit”. Ato do të ëprdoren nga persona të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara.

BKH sëbashku me Prokurorinë Speciale Antikorurpsion(SPAK) do të hetojnë në mënyrë specifike korrupsionin, krimet e organizuara dhe krimet e kryera nga zyrtarët e lartë qeveritarë, përfshirë Presidentin, Kryeministri dhe deputetët.

BKH është degë e veçantë e Policisë Gjyqësore e cila është e pavarur nga Ministria e Brendshme. Ajo do të drejtohet nga Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas ligjit të Prokurorisë 95/2017, një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të do të trajnojnë dhe udhëzojnë anëtarët e BKH-së për një periudhë dy vjeçare.

Të gjithë prokurorët kandidatë për BKH do t’i nënshtrohen vetingut, dhe kontrollit të pasurisë dhe të figurës. Këtij kontrolli do t’i nënshtrohen edhe familjarët e tyre, bashkëshortët, fëmijët mbi 18 vjeç, dhe çdo person me lidhje gjaku ose martese që jeton me subjektin në të njëjtën banesë për më shumë se 120 ditë në vit.

Gjithashtu, llogaritë bankare dhe komunikimet telefonike të personave të lidhur me anëtarët e BKH do të kontrollohen periodikisht.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>