
Shtetet e Bashkuara kanë vënë Johnson dhe Johnson në krye të një fabrike dhe ka ndaluar prodhuesin britanik të ilaçeve AstraZeneca të përdorë strukturën, tha një zyrtar i lartë shëndetësor të Shtunën.
J&J tha se ishte “duke marrë përsipër përgjegjësinë e plotë” të objektit Emergent BioSolutions në Baltimore, duke përsëritur se do t’i japë 100 milion doza qeverisë deri në fund të majit.
AstraZeneca, vaksina e së cilës nuk është aprovuar në Shtetet e Bashkuara, tha se do të punojë me administratën e Presidentit Joe Biden për të gjetur një vend alternativ për të prodhuar vaksinën e saj.