SHBA-ja i dhuron 100 mijë $ pajisje hetimi Policisë së Shtetit

Nga Exit News
SHBA-ja i dhuron 100 mijë $ pajisje hetimi Policisë së Shtetit

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 100 mijë $ pajisje hetimi të mërkurën.

Lajmi u bë me dije nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një statusi në rrjetin Facebook, e cila shtoi se pajisjet u siguruan “nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm”.

“Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera,” thuhet në njoftim.

Pajisjet iu dorëzuan Policisë së Shtetit nga Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley.

Në muajin korrik ambasada bëri me dije se SHBA-ja i ka dhuruar 100 mijë $ pasjisje Byrosë së Hetimit dhe 100 mijë $ të tjera pikës kuiftare të Qafë Thanës, përmes programit të USAID-it.

Ndërkohë, në fillim të gushtit ambasada amerikane njoftoi se do t’i dhuronte Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) paisje për vlerësimin poligraf, ose sikur njihet ndryshe makina e së vërtetës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>