Ambasadorja amerikane, Yuri Kim publikoi në rrjetin Twitter të martën një vendim të Qëndrës amerikanë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), që e klasifikon vendin tonë me rrezik të ulët të Covid-19.
“Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes,” shkruan Kim.
Sipas rekomandimeve të CDC-së, personat e vaksinuar nuk kanë nevojë të bëjnë test 1-3 ditë para udhëtimit, si në rastin e personave të pavaksinuar.
Klasifikimi vjen pasi numrat e infektimeve në vend kanë pësuar rënie të dukshme, ndërkohë që gjatë javës së fundit ka humbur jetën vetëm 1 pacient.
Gjithashtu është rritur edhe numri i personave të vaksinuar, ku rreth 800 mijë personave kanë marr të paktën një dozë të vaksinës.