
Ambasada Amerikane në Tiranë deklaroi se SHBA po ofron mbështetje për Shkollën e Magjistraturës përmes USAID/Albania për trajtimin e ecjen profesionale gjyqtarëve prokurorëve dhe personeli administrativ.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada tha se Shkolla e Magjistraturës ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon.
“Shkolla e Magjistraturës e Shqipërisë aktualisht ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon dhe ne jemi krenar që jemi partnerë në ndërtimin e së ardhmes së gjyqësorit në Shqipëri”, thuhet në njoftim.