SHBA mbyll kufijtë tokësore me Kanadanë dhe Meksikën

Nga Exit News
SHBA mbyll kufijtë tokësore me Kanadanë dhe Meksikën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur kufijtë tokësor me Kanadanë dhe Meksikën deri në 21 mars.

Lajmin e dha qeveria amerikane duke shtuar se vendimi erdhi si një masë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Kufijtë tokësorë do të qëndrojnë të mbyllur edhe për 30 ditë të tjera, sa i takon udhëtimeve jo elementare. Pas kësaj mase.

Kanadaja është kundër heqjes së kufizimeve të saj në kalimet kufitare. Aktualisht Kanadaja ka bërë të detyrueshëm testin e COVID-19, të njëjtën masë e zbaton edhe SHBA, por vetëm për udhëtarët që përdorin linjat ajrore.

Më 26 janar qeveria amerikane kërkoi test pozitiv të vlefshëm për tre ditë për të gjithë udhëtarë e huaj që hynin në vend përmes kufijve ajror. Por nuk ka kërkesa të ngjashme për kalimet kufitare tokësore.

Në një urdhër ekzekutiv të lëshuar muajin e kaluar, Biden udhëzoi zyrtarët e SHBA “të fillonin menjëherë ndërhyrjen diplomatike me qeveritë e Kanadasë dhe Meksikës në lidhje me protokollet e shëndetit publik për portet hyrëse të tokës”.

Ai shtoi se agjencitë amerikane duhet të paraqesin një plan tek Biden brenda 14 ditësh “për të zbatuar masat e duhura të shëndetit publik në portet e hyrjes”.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>