SHBA miraton vaksinën Johnson and Johnson

Nga Exit News
SHBA miraton vaksinën Johnson and Johnson

Rregullatorët e SHBA-së kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën e Johnson & Johnson të koronavirusit, vaksina e tretë që autorizohet në vend.

Vaksina është vendosur të jetë një alternativë ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna, raporton BBC.

Vaksina është prodhuar nga firma belge Janssen. Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA-në me 100 milion doza deri në fund të qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër.

Britania, BE dhe Kanada gjithashtu kanë porositur doza, dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes skemës Covax për të furnizuar kombet më të varfra.

Presidenti Joe Biden e përshëndeti atë si “një lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues”, por paralajmëroi se “lufta nuk ka mbaruar”.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>